Vendosën bast për “Leicester kampion”, ja sa fituan dy zjarrfikësit
Dy tifozë të "çmendur" të Leicester City kanë fituar 20.000 sterlina pasi vendosën në skedinë se titullin kampion në Premier League e fiton ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri.

Parashikimi është vendosur në gusht të vitit 2015 nga dy zjarrfikës të cilët sakrifikuan vetëm 5 sterlina dhe fituan secili respektivisht nga 10.000 sterlina.

Një rastësi e madhe pasi Jordan Wright dhe Mitchell Baldock filluan të besojnë se ky bast mund të bëhet realitet vetëm pas fitores 3-1 kundër Manchester City-t.

“Kur fituam 3-1 kundër Manchester City-t atëherë besova se vërtet mund të kem shanse reale për të kapur këtë skedinë. Gjithmonë kam humbur në baste por këtë herë fati më buzëqeshi” , u shpreh Wright.
Shtuar më 05/05/2016, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori