Vendoset e ardhmja e Tuchel pas dështimit në Champions
Eliminimi nga Champions League që në fazën e të tetave, për më tepër pasi fitoi takimin e parë në transfertë me rezultatin 2-0 ndaj Manchester United, mendohej se do t’i kushtonte shtrenjtë trajnerit gjerman të Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, shkruan Albeu.com

Ndërkohë, në të vërtetë pas faktit, gjithçka është ndryshe, të paktën sipas raportimeve të mediave europiane.

Sipas këtyre të fundit, drejtuesit e klubit konfirmojnë besimin te trajneri Tuchel, madje sipas “Le Parisien”, pas disa ditë reflektimi, padroni i PSG, Nasser Al Khelaifi ka vendosur për rinovimin e kontratës së gjermanit.

Në fakt, presidenti i PSG ka bërë gati një rinovim të kontratës aktuale që skadon në 2020. Ideja e numrit një të klubit është që të rinovojë deri përtej qershorit të vitit 2022, me klauzolën për të rishikuar gjithashtu edhe shpërblimin financiar të trajnerit.

Plane këto për të blinduar kështu gjermanin që ka një marrëdhënie të mirë me të gjithë kontigjentin e skuadrës së PSG që përgatitet të fitojë titullin kampion në Ligue 1. /albeu.com/

Shtuar më 09/03/2019, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori