Vendoset rekord i ri në Serie A pas 13 vitesh
Pëlqej
Skuadrat italiane po mahnisin me rezultatet e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Uefa Champions League. Prej 13 vitesh, katër skuadra italiane nuk fitonin të gjitha ndeshjet e tyre në champions league. Duhet të rikthehemi pas në sezonin 2005-2006 ku Inter, Milan, Udineze dhe Juventus fituan të gjitha ndeshjet e tyre.

Ndërkohë që këtë javë fituan Roma, Juventus, Inter dhe Napoli. Shihet qartë që skuadrat italiane po rikthehen aty ku i takon. Investimet e shumta në merkato të skuadrave po japin frytet ne tyre.

Theksojmë që skuadra favorite për të fituar championsin këtë sezon, sipas kompanive të basteve është pikërisht një skuadër italiane, Juventusi. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori