Vendoset, Xhaka kapiten i Arsenal
Granit Xhaka do të jetë kapiteni i parë i Arsenalit, për këtë sezonë këtë e konfirmoi edhe trajneri Unai Emery.

“Për momentin kemi tre kapitenë: Xhaka, Nacho dhe Ozil. Unë do të zgjedh edhe dy të tjerë”, tha Emery.

Sipas rënditjes të cilën e ka cilësuar ai ka vendosur që kosovari ta mbajë shiritin e kapitenit.

Kurse për dy kapitenët e tjerë, Emery tha se do ti zgjedh pasi të mbyllet afati i transferimeve në të gjitha ligat.
Shtuar më 09/08/2019, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori