Venger leshon Fabregasin vetem me 50 milion euro
Albeu.com
Sipas të përditshmes sportive katalanase “Sport”, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka dhënë dritën jeshile për kalimin e kapitenit të Arsenalit, Cesk Fabregas në radhët e Barcelonës.Strategu francez nga drejtuesit e skuadrës kampione të Botës, ka kërkuar të paguajnë një shumë prej 50 milion euro, në rast se dëshirojnë që në verë të kthejnë spanjollin te skuadra ku edhe kishte filluar hapat e parë me futbollin.
“Sport” shkruan se Vengeri nuk do të bëjë presion për ta mbajtur mesfushorin spanjoll në ekip, duke e vërtetuar këtë me lejimin e transferimeve të Tieri Henri, Emanuel Petit, Mark Overmars, Patrik Vieira, Emanuel Adebajor, Kolo Ture dhe Aleksandr Hleb.
Gjithashtu, një tjetër arsye e fortë që sipas gazetës mund të ndikojë në përfundimin me sukses të operacionit, janë problemet financiare të “Topçinjve”. Londinezët kanë ende borxhe për stadiumin “Emirates” dhe nëse në arkat e tyre do të shtoheshin 50 milion euro nga shitja e Fabregasit, gjendja e tyre do të normalizohej.
Shtuar më 18/02/2010, ora 17:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori