Ventura e ka zgjidhjen: Ja si do ta mposhtim Shqipërinë
"Sa herë kam ardhur të luaj në Palermo e kam pasur shumë të vështirë sepse stadiumi ka qenë plot me tifozë që ta bëjnë jetën të vështirë. Të njëjtën gjë shpresoj edhe në ndeshjen me Shqipërinë, duke qenë një ndeshje e vështirë dhe vendimtare na duhet e gjithë ndihma e publikut për të mposhtur Shqiptarët".

Këto janë fjalët e para gjatë vizitës në Palermo të teknikut italian Ventura i cili përkrahur nga FIGC (Federatë Italiane e Futbollit) ja ka arritur në qëllimin e spostimit të ndeshjes me Shqipërinë në një krahinë të Italisë me numrin më të vogël të emigranteve Shqiptar.

Frika për një Genova të dytë, e ka bërë teknikun dhe stafin e Federates Italiane që të zhvillojnë ndeshjen në skajin me jugor të Italisë në ishullin e Siçilisë ku përqendrimi i bashkëatdhetarëve tanë është: 7999 në vitin 2015.

Sikur te mos mjaftonte, stadiumi ‘’Renzo Barbera’’ nuk është nga më të mëdhenjtë në Itali, ka një kapacitet prej 37.000 vendesh. Alternativat e tjera ishin ‘’Dacia Arena’’, stadiumi i Udinezes me një kapacitet prej 25.000 vendesh, një stadium i vogël por me një përqendrim të lartë Shqiptarësh, në rajonin e Friulit aktualisht jetojnë : 11700 bashkëkombës, por me afërsinë që kjo zonë ka me Lombardinë, Piemonten dhe Emiljan përqendrimi i Shqiptarëve do të shkonte rreth 210.000 Tifozë Kuq e Zi.

Alternativa e trete ishte ‘"Mapei Stadium’’ në Rexhio Emilia me kapacitet 42.000 vendesh por që rreth e rrotull stadiumit jetojnë 210.000 Tifozë. Një problem tjetër për të siguruar biletat për ndeshjen e 24 marsit do të jetë edhe klubi i tifozëve që federata Italiane ka krijuar se

fundmi. Bileta e para hidhen në shitje për grupimin e tifozave zyrtar dhe ato që mbeten janë për tifozët e paregjistruar. Italia ndodhet aktualisht me 10 pike ne vendin e dyte pas Spanjës e cila po me 10 pike ka golavarazh me te mire. Izraeli 9, Shqiperia 6, Maqedonia 0 dhe Liechtenstein.

Nderim Kaceli nga Italia/albeu.com/
Shtuar më 14/12/2016, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori