Ventura: Jemi në “play-off”, por nuk do të gabojmë
Italia mesa duket tashmë është e detyruar që të grumbullojë sa më shumë pikë në dy ndeshjet e fundit që i kanë mbetur në Grupin D, për të shpresuar se do të ketë një short sa më të lehtë, në pritje të “play-off”-eve, nga të cilat do të kërkohet udhëtimi drejt Botërorit “Rusi 2018”.

Trajneri i Kombëtares, Xhanpiero Ventura, i detyruar nga mungesat e shumta dhe të rëndësishme, do të eksperimentojë një formacion të ri, një 3-4-3, i cili ka vetëm muskuj dhe aspak fantazi (mungon Verrati), por në mes të të cilit është edhe një surprizë e madhe.

Në mungesë të Andrea Belotit, pritet që të debutojë sulmuesi i Bolonjës, Simone Verdi, një nga surprizat e këtij sezoni italian shkruan Panorama.

“Moduli nuk ka rëndësi. Ajo që unë dua të shoh nga Italia ime është të shoh entuziazëm dhe gatishmëri nga futbollistët e mi për të luftuar dhe për të fituar shkruan Panorama sport.

Sfidat me Maqedoninë dhe Shqipërinë? Fatkeqësisht do të na duhet ta sigurojmë udhëtimin tonë në Rusi nga kjo derë e dytë. Nuk na lejohet të gabojmë më”.
Shtuar më 05/10/2017, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori