Ventura paralajmëron Spanjën: Nuk kemi siguri për pikë as në Shqipëri
Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, ka paralajmëruar Spanjën se nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj kuqezinjve, ashtu si edhe kombëtarja që drejton ai vetë.

“Ndaj Spanjës nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por e rëndësishme”, tha Ventura para gazetarëve, në ditën e parë të grumbullimit të Italisë.

“Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk kemi sigurinë që do të shkojmë e të marrim rezultat në fushën e Shqipërisë, ashtu siç nuk e ka Spanja”, ishte paralajmërimi i tij për iberikët se duhej t’i kushtonin vëmendje ekipit të De Biazit po aq sa ndaj atij italian.

Kjo është një skuadër e rëndësishme, nuk është më ajo të cilën Italia e mundi në Europian pasi ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, jo për sa u përket emrave të përveçëm, por mënyrës në të cilën qëndron në fushë dhe përballon ndeshjet”, deklaroi Ventura. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2016, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori