Ventura publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Suedisë
Trajneri i kombëtares italiane, Xhan Piero Ventura, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e “play-off”-it, që do zhvillojë me Suedinë, në datat 10 dhe 13 nëntor.

Bie në sy rikthimi në kombëtare sulmuesi Simone Zaza, që po kalon një formë të mirë tek Valencia, si dhe grumbullimi i Jorginjohs nga Napoli.

Lista e gjatë prej 27 futbollistësh, do t’i shërbejë teknikut të ketë në dispozicion të gjithë ata që ai i cilëson të nevojëshëm për këto dy sfida vendimtare, që do vendosin se cila prej skuadrave do të sigurojë një biletë për në botërorin e Rusisë. Më poshtë edhe lista e plotë. /albeu.com/

Portierët: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa);

Mbrojtësit: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matteo Darmian (Manchester United), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Chelsea);

Mesfushorët: Federico Bernardeschi (Juventus), Antonio Candreva (Inter), Daniele De Rossi (Roma), Stephan El Shaarawy (Roma), Alessandro Florenzi (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Lorenzo Insigne (Napoli), Jorge Luiz Frello Jorginho (Napoli), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint Germain);

Sulmuesit: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio), Simone Zaza (Valencia).
Shtuar më 04/11/2017, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori