Veprimi i Guardiolës ndaj gjyqtarit bëhet "hit" (VIDEO)
Pep Guardiola nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin, në takimin Liverpool – Manchester City.

City i Guardiolas u mposht bindshëm, 3:1 në udhëtimin te Liverpooli në Anfield.

Guardiola pas fundit të ndeshjes ka ironizuar me gjyqtarët, e në veçanti gjyqtarin kryesor, Michael Oliver, për referimin e këtij të fundit.

Trajneri spanjoll ka vlerësuar se i janë mohuar dy penallti të pastërta, nga një në secilën pjesë të ndeshjes.

Pasi u përshëndet me Kloppin dhe futbollistët kundërshtarë, Guardiola shkoi te mesi i fushës aty ku me ironi “falënderoi” gjyqtarët e ndeshjes.

Faleminderit! Faleminderit shumë!”, dëgjohet Guardiola duke i thënë kryesorit të ndeshjes.
Shtuar më 10/11/2019, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori