Verdi tregon pse e refuzoi Napolin
Pëlqej
Refuzimi që talenti i Bolognës i bëri Napolit, ishte lajmi më i bujshëm në merkaton e klubeve të Serisë A. Simone Verdi ishte vetëm një hap larg napolitanëve, ndërsa ishte arritur akordi mes klubeve dhe pritej vetëm vetëm miratimi i lojtarit. Por ky i fundit befasoi me vendimin e tij për t’i thënë jo ofertës, pavarësisht këmbënguljes së menaxherit të tij, Giuntoli, por edhe telefonatës nga ana e trajnerit të Napolit, Sarri.

“Nuk është një refuzim për Napolin, madje interesi i tyre më bën të lumtur, por unë vlerësova se nuk është momenti i duhur për t’u larguar nga Bologna. Dua të përfundoj procesin e rritjes te ky klub, ku ndihem mirë dhe i vlerësuar, ndaj vendosa të mos shkoj te Napoli. Jam i vetëdijshëm që po humb një mundësi për të triumfuar në kampionat apo Europa League, por kam menduar më tepër për karrierën time”, u shpreh Verdi.

Talenti i Bolognës gjithsesi la të hapur mundësinë e transferimit te skuadra e Napolit, në përfundim të sezonit, nëse napolitanët do të kenë ende interes për të./albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori