Verë e "nxehtë" pritet te United, Solskjaer: Jemi klub i madh, do të blejmë futbollistët që duam
Përkundër faktit që Manchester United zë vetëm vendin e pestë në renditjen e Premier League-s këtë sezon, klubi anglez duket se e ka shfrytëzuar këtë vit për të hedhur themelet për të ardhmen, me shpresën që të mund të arrijë kualifikimin në Champions League.

Ole Gunnar Solskjaer, trajner i "Djajve të Kuq", foli për mikrofonat e "Sky Sports", duke siguruar se nuk do të ketë vështirësi në merkato për të blerë lojtarët që klubi ka piketuar.

"Jam i sigurt se, kur të kthehemi në normalitet, ne do të jemi në gjendje të bëjmë atë që dëshirojmë. Ne duam të jemi më të mirët në gjithçka dhe, pa dyshim, tani është një mundësi për të kaluar më shumë kohë, për të diskutuar për lojtarët, për planet dhe nevojat që kemi."

Për momentin, Manchester është duke përfituar nga pushimi për të vendosur përfundimisht piketat e merkatos, që ndërhyrjet të jenë efikase dhe pa shumë zhurmë.

"Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekonomikisht i fortë. Ne po planifikojmë dhe diskutojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë."
Shtuar më 08/04/2020, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori