Vermaelen, Arsenal pranon ofertën e Barçës
Pëlqej
Barcelona dhuajse e ka mbyllur blerjen e kapitenit të Arsenalit, Thomas Vermalen. Sipas mediave angleze, "Topçinjtë" preferojnë t’ia shesin mbrtojtësin klibit katalanas sesa të përforcojnë një rival në Premier League siç është Manchester United, që gjtihashtu po këmbëngul për shërbimet e belgut. 28-vjeçari dhe Marquinhos i Paris Saint Germain kanë qenë kandidatë për të përforcuar formacionin e Luis Enrique, por rezistenca e kampionëve të Francës ka bërë që drejtuesit katalanas të përqëndrohen te lojtari I Arsenalit.

Vermalen luan që nga viti 2009 me Arsenal, i cili e bleu nga Ajax i Amsterdamit, por kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndaj londinezët synojnë të mos e humbasin me parametër zero. Në këto kushte mësohet se Arsenali ka pranuar ofertën 12,5 milionë euro të Barcelonës.

Tekniku Arsene Wenger, duke iu referuar mbrojtësit belg, u shpreh pak ditë më parë se mund të largohet gjatë kësaj merkatoje vere, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira në formacion.

Në fakt Barcelona preferonte Marquinhos, por Paris Saint Germmain mësohet se ka refuzuar një ofertë prej 43 milionë eurosh të Barcelonës për shërbimet e brazilianit. Sipas trajnerit të kampionëve të Francës, Laurent Blanc, Marquinhos përfaqëson të ardhmen e klubit, ndaj nuk ka asnjë arsye për ta shitur. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori