Vermaelen: Barça? Ëndërr që bëhet realitet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Thomas Vermaelen u prezantua si lojtari më i ri i Barcelonës. Pasi nënshkroi në praninë e presidentit Josep Maria Bartomeu kontratën që do ta lidhë me klubin katalanas për 5-sezonet e ardhshme, 28-vjeçari belg u shfaq në tapetin e gjelbër të stadiumit “Camp Nou”, ku tifozë të shumtë të Barçës e pritën me duartrokitje.


Te blaugranat Vermaelen do të mbajë veshur fanellën me numrin 23, ndërkohë që për të firmosur me ish lojtarin e Ajaksit, drejtuesit e Barcelonës i paguan Arsenalit, rreth 15 milionë Euro. Në konferencën për shtyp Vermaelen shprehu gjithë kënaqësinë e tij që është bërë pjesë një klubi të madh si Barcelona.

"Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është si ëndërr për mua por nga ana tjetër të jem pjesë e Barçës është edhe një sfidë e madhe sa i përket karrirerës time. Mezi po e pres momentin për të stërvitur dhe për të luajtur me lojtarët më të mirë të botës, pasi këtu të tillë janë të gjithë. Mendoj se ky fakt do të më përmirësojë akoma edhe më shumë si futbollist. Barcelona është një nga klubet më të mëdha të botës, dhe vendimi për të ardhur këtu nuk ishte aspak i vështirë për tu marrë nga ana ime”.

Sezonin e kaluar dëmtimet e shpeshta bënë që Vermaelen të luante shumë pak ndeshje me fanellën e Arsenalit, ndërkohë që ky fakt ndikoi edhe te kombëtarja belge, pasi 28-vjeçari nuk ishte një titullar fiks në Kupën e Botës. Megjithatë Vermaelen i siguroi të gjithë se ai ka lënë gjithçka pas dhe në sezonin e ri do të jetë më i fortë se kurrë. /albeu.com/


Shtuar më 10/08/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori