Verrati qëndron te PSG-ja, por ka një kusht për ekipin francez
Marco Verratti në ditët e fundit është kthyer në emrin më të përfolur në merkato. Ai dëshiron me çdo kusht transferimin te Barcelona dhe këtë e bëri me dije disa ditë më parë kur deklaroi se nuk synon të rikthehet në Paris, por klubi francez nuk dëshiron që ta shesë. Mesfushori italian ka dhënë një intervistë së fundmi, teksa mesa duket tashmë ka ndryshuar mendje.

“Nuk është se dëshiroj të largohem me çdo kusht, por duhet të pres për të mësuar ambiciet e klubit dhe të shikoj nëse këtë herë do të afrojnë kampionë të vërtetë”, thekson mesfushori.

Një dritare e hapur nga Verratti që kërkon të bëjë hapin e madh të karrierës pas disa sezoneve në radhët e PSG ku ka fituar 4 tituj kampion por në Europë ka dështuar në çdo tentativë për të arritur finalen e Champions League.

Verratti është i lidhur në Paris nga një kontratë afatgjatë , teksa katalanasit duhet të derdhin më shumë se 100 milionë euro për të bindur ndoshta francezët për ta lënë të lirë. /albeu.com/

Shtuar më 24/06/2017, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori