Verratti ka një mesazh për tifozët e PSG
Mesfushori Italian që aktivizohet me skuadrën e Paris Saint
Germain, Marco Verrattiu arrestua pak ditë më parë pasi u kap i dehur duke ngarë makinën. Ai tha sot se i kërkon falje klubit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve për atë që bëri.

“Ishte pak e vështirë, kisha dy, apo tri ditë të vështira. Kam bërë një gabim, mendoj se kjo nuk duhet të ndodhë. Sidoqoftë, kjo mund të ndodhë me të gjithë, futbollist apo jo.

Unë tashmë i kkam kërkuar falje klubit dhe trajnerit. U tregova shokëve të mi se çfarë më ndodhi, u kërkova edhe falje. Shpresoj se do të jetë një eksperiencë e mirë për të nxjerrë mësime përmes meje.

Unë, gjithashtu, iu kërkoj falje tifozëve. E di që kam përgjegjësi publike dhe kjo është e rëndësishme. Në fushë, gjithmonë do të jem në 100 për qind. Tani do të përpiqem të jap edhe më shumë, sepse e di se duhet një shpagim për ta merituar faljen”, tha Verratti. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori