Vërshëllimat gjatë himnit të Francës, UEFA merr vendim për Shqipërinë
Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 5 mijë euro nga Komisioni i Disiplinës të UEFA-s, për shkak të vërshëllimave të tifozëve, gjatë ekzekutimit të himnit të Francës, në ndeshjen Shqipëri-Francë të zhvilluar në “Air Albania”.

Por, Disiplina nuk është mjaftuar me kaq, teksa ka vendosur të gjobisë Shqipërinë me 18 mijë e 250 euro gjobë, për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës si dhe mbylljen e dyerve dhe daljeve në fushë të tifozëve gjatë sfidës

Pra në total FSHF është gjobitur me 23 mijë e 250 euro dhe duhet të paguhen 90 ditë pas publikimit të vendimit.
Shtuar më 18/12/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori