Verstappen kërcënon Hamiltonin
verstappen
Piloti holandez Max Verstappen ka theksuar se në garën e radhës duhet të pozicionohet në vendin e parë duke i hapur “luftë” Hamiltonit që kërkon titullin kampion bote.

Në Amerikë arritëm një rezultat disi të papritur. Pas problemeve ditën e shtunë në prova, starti i garës ishte fantastik dhe pas xhiros së parë e pashë veten në 5 vendet e para.

Pas dy podiumeve është normale që të kërkoj një tjetër rezultat të mirë edhe në Meksikë. Madje synimi është fitorja edhe pse mund të jetë e vështirë me Hamilton që kërkon fitoren dhe titullin.

Jam i kënaqur nga paraqitja e deritanishme dhe nga rezultatet e arritura. Jemi të shpejtë dhe me pak fat e kujdes mund të korrim të tjera suksese këtë sezon”, tha Verstappen. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori