Vertëm Ronaldo Fenomeni më i mirë se Mbappe, Ronaldo dhe Messi mbeten mbrapa
Mbappe ka shkëlqyer në fitoren 3-1 të PSG-së ndaj Monacos, duke shënuar tre herë për të shkuar në 30 finalizime në edicionin 2018/19.

Sulmuesi i talentuar, 20-vjeçari, Kylian Mbappe, ka realizuar het-trikun e pestë në karrierë me klube, pasi shënoi tre gola në fitoren 3-1 të Paris Saint Germain kundër Monacos, në minutat 15’, 38’ dhe 55’.

Kështu, Mbappe ka shkuar në kuotën e 30 golave deri më tani në Ligue 1, në vetëm 27 paraqitje.

Ai është bërë vetëm futbollisti i katërt që në një moshë kaq të re, kap këtë shifër të golave në Ligë në një sezon, dhe i pari në histori të Francës.

Këtë e kishin bërë më parë Ronaldo Fenomeni, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në fakt, duke i renditur sipas moshës, Mbappe lë prapa Messin dhe Ronaldon, para tij qëndron vetëm Ronaldo Fenomeni.

Hera e parë kur legjenda e Brazilit i ka shënuar 30 gola në Ligë ka qenë sezoni 1994/95 me PSV-në si 17-vjeçar dhe mban rekordin si lojtari më i ri që e ka arritur këtë.

I dyti tani renditet Mbappe si 20-vjeçar, por duke llogaritur me startin e sezonit – Mbappes mund t’i njihet ky rekord si 19-vjeçar. Ndërsa pas tyre janë Messi dhe Cristiano.

Argjentinasi dhe portugezi për herë të parë 30 gola në Ligë i kanë shënuar në moshën 22-vjeare. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori