Veseli ende nuk është transferuar te Empoli, ja shkaku
Frederic Veseli ende nuk mund të quhet zyrtarisht lojtar i Empolit. Shkak është bërë Lugano, ish-skuadra e cila po mban peng federimin e qendërmbrojësit shqiptar në radhët e klubit të Serie A.

Sipas medieve italiane, klubi zviceran nuk dëshiron të firmosë shkëputjen nga 24-vjeçari të cilin e konsideron ende nën kontratë.

Situatën e bën akoma më të ndërlikuar fakti që disa rregulla të Federatës Zvicerane të Futbollit nuk janë detyrimisht të zbatueshme në Itali.
Shtuar më 03/09/2016, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori