Futbollisti 19-vjeçar me prejardhje shqiptare nga Kosova,
Frederic Veseli tashmë është futbollist i
Manchester Unitedit. Pak para përfundimit të afatit,
United ka kompletuar transferimin e
Frederic Veselit nga rivali
Manchester City.
Shqiptari me pasaportë zvicerane u shpreh se është i lumtur nënshkruan për
Manchester Unitedin.
“Mezi pres të filloj, të angazhohem shumë dhe të bëj gjithçka për t’i ndihmuar skuadrës. Planifikoj t’u tregoj të gjithëve se çfarë mund të bëj në fushë”, ka thënë lojtari me prejardhje shqiptare për faqen zyrtare të Djajve të Kuq.
19 vjeçari ishte transferuar në
Manchester City në vitin 2008 nga ekipi zviceran Lausanne-Sport. Antari i përfaqësueses U19 të Zvicrës së fundi është aktivizuar me
ekipin rezervë të Citizens pasi nuk kishte arritur ta bind Roberto Mancinin që ta inkuadroj në
ekipin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012,
ora 00:34