Veseli: Përmbysim përiudhën negative
veseli
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli ka theksuar se ndaj Skocisë duhet vetëm fitorja dhe se kjo ka shumë mundësi të arrihet pasi lojtarët vijnë në një moment mjaft pozitiv.

“Jam gati, kam punuar shumë. Kemi disa mungesa dhe shpresoj të marrim maksimumin. Shpresoj që me dëmtimin të jem Ok.
Kemi pësuar disa gola gola që mund t’i shmangnim. Janë disa gjëra pozitive dhe negative dhe këto të fundit duhet t’i përmirësojm. Shpresoj të gjejmë rrugën për më shumë sukes.

Nuk do të ndryshoj gjithçka. Duhet ta studiojmë kundërshtarin. Ne duhet të ndjekim direktivat e trajnerit. Mund të konfirmoj se jemi gati për të punuar fort për të luajtur sa më mirë.

Nuk kemi presion për të rënë më poshtë. Kemi mentalitet për të dhënë maksimum për të arritur vendin e dytë. Besojmë se duhet të mbajmë këtë linjë”, tha Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori