Veseli: Shpresoj t'i afrohem Canës, ja pse më beson De Biasi
Frederik Veseli luajti për herë të parë si titullar me Kombëtaren, teksa De Biasi i besoi një vend në formacionin ndaj italisë. Mbrojtësi i Empolit bëri një paraqitje shumë të mirë, teksa sot në daljen për mediat ka falënderuar De Biasin.

“Me aktivizimin titullar ndaj Italisë unë realizova një ëndërr timen për të nisur një ndeshje që nga fillimi me kombin tim. U mundova të bëja një lojë të mirë. Italia është një skuadër shumë e fortë por si individë nuk mund të veçoj asnjërin sepse nuk kishte një futbollist që më befasoi. Besoj se bëmë një ndeshje të mirë ndaj Italisë por për fatin tonë të keq nuk morëm pikë.”
Më tej ai komenton dhe krahasimin me Canën.

“Cana është një legjendë e kombëtares ai ka bërë shumë për këtë skuadër dhe unë shpresoj pse jo t’i ngjaj sadopak. Unë kam statusin tim dhe shpresoj të jap më të mirën si Veseli por t’i afrohem sadopak Canës do ishte diçka me të vërtetë pozitive. Na mungon pak sepse Loriku mbetet Loriku por që po mundohemi të bëjmë punën tonë”.

Veseli shpjegoi edhe arsyet se përse trajneri De Biasi beson aq shumë tek ai, ndërsa shtoi se për të e rëndësishme është të luajë nuk ka rëndësi se në çfarë roli.

”De Biasi beson tek unë sepse më njeh që nga periudha që kam qenë pjesë e Manchester City-it. Te Empoli unë luaj mbrojtës i majtë, por roli im natyral është ai i qendërmbrojtësit edhe pse mund të luaj edhe në të majtë apo si mesfushor parambrojtjes, dhe fakti që përshtatem në shumë role është një bonus për mua.”


Shtuar më 26/03/2017, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori