"Vështirë se Emiliano Sala të jetë gjallë"
Vazhdojnë akoma kërkimet për avionin me të cilin udhëtonte sulmuesi Emiliano Sala, por John Fitzgerald i "Channel Islands Airsearch" ka thënë se "nuk presim që dikush të jetë gjallë, dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me avionin e zhdukur".

Sulmuesi argjentinas, blerja e re e Cardiddit për 17 milionë euro nga Nantes, po udhëtonte me një "Piper Malibu" drejt Uellsit, pasi bashkë me të ka qenë vetëm piloti.

Gjithsesi, sulmuesi nuk ka mbërritur kurrë në Uells dhe alarmi është dhënë nga policia franceze. Sipas shtypit anglez, gjurmët e avionit janë humbur teksa kalonte mbi Channel Islands dhe tani rezulton i humbur në det. Kërkimet kanë filluar natën e së hënës, por akoma nuk ka asnjë gjurmë të lojtarit dhe pilotit të tij.
Shtuar më 22/01/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori