Vështirësohet rinovimi i Icardit, Wanda kërkon 9 milion euro në vit
Rinovimi i Mauro Icardit tek Interi ngelet ende pezull. Drejtuesit zikaltër kanë planifikuar që tani një takim me Wanda narën, bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit të Interit, me të cilën do të diskutojnë nga afër për kushtet e reja të kontratës.

Oferta e fundit e Interit për argjentinasin ka qenë reth 7 milionë euro në sezon dhe heqjen e klauzolës së prishjes së kontratës për shumën e 110 milionë Eurove, por Wanda ka refuzuar prerazi, duke kërkuar të paktën 9 milionë Euro dhe vetëm rritjen e klauzolës me 20 apo 30 milionë Euro.

Përveç aspektve ekonomike, mes palëve ka pasur edhe disa replika në distancë gjatë muajit Dhjetor, të cilat kanë prishur disi atmosferën e komunikimit, dhe tashmë as optimizmi i Marottës nuk duket plotësisht i mjaftueshëm. /albeu.com/


Shtuar më 05/01/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori