Vetëm fitore kundër Maltës
Albeu.com
Trajneri i kombetares shqiptare, Ari Han mendon vetem fitoren ne ndeshjen e neserme kunder Maltes, edhe pse ajo nuk do të vijë lehtë.I pyetur nese llogarit nje tjeter rezultat, tekniku hollandez eshte pergjigjur prere vetem me nje “absolutisht”. Gjithashtu Han ka bere te ditur se kunder Maltes, skuadra shqiptare do te kete nje pune te veshtire, pasi do t’i duhet vetem te sulmoje.

"Kunder Maltes do te jete nje ndeshje e ndryshme nga ajo me Suedine, pasi kete here duhet te jemi ne ata qe duhet te sulmojme. Megjithate une parashikoj nje ndeshje te veshtire, pasi e njoh shume mire kundershtarin qe do te krijoje nje mur te vertete. Per kete ne duhet te sulmojme me shume forca", tha trajneri i kombetares shqiptare, Ari Han.

Ari Han ka folur gjithashtu edhe per objektivat e Shqiperise ne eliminatoret e Boterorit 2010 ne grupin 1, ku bejne pjese Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta. Sipas trajnerit hollandez skuadra e tij do te shohe pertej vendit te katert ne grup.

"Arritem nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e pare e nese do te vazhdojme te luajme keshtu mendoj se do te bejme nje paraqitje te mire. Ne kerkojme te ngjitemi me lart ne renditje, pra, me shume se vendi i katert", vijoi ai. Edhe pse ka premtuar nje loje ofensive kunder Maltes, Han eshte shprehur se ashtu si kunder Suedise do te zbrese ne fushen e “Qemal Stafes” me vetem nje sulmues.

Nertan Prifti, alsat
Shtuar më 10/09/2008, ora 16:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori