Vetëm 10 minuta, Luka Jovic debuton me dopietë (VIDEO)
Nuk mund të niste më mirë përvoja e dytë e Luka Jovicit tek Eintracht Frakfurti.

Sulmuesi serb, i cili deri pak ditë më parë stërvitej nën urdhrat e Zinedine Zidane te Real Madridi (u huzua në Bundesligë) shënoi dygolësh në debutim me Eintrachtin në fitoren 3-1 ndaj Schalkes.

Në pjesën e parë, në minutën e 28-të, André Silva u dha epërsinë vendësve me një goditje të saktë në zonë, 1-0. Vetëm pak çaste më vonë Hoppe përfitoi nga hezitimi i Hinteregger dhe Trapp, duke barazuar rezultatin, 1-1.

Në pjesën e dytë, megjithatë, trajneri Hutter përfshiu Jovicin në lojë dhe serbi pas vetëm 10 minutave në fushë gjeti golin e parë, i shëqrbyer nga Kostic.

Në kohën shtesë, teksa futbollistët e Schalkes ishin hedhur në sulm për golin e barazimit, Jovic u dha goditjen përfundimtare miqve me golin e 3-1, duke shënuar një kthim të pabesueshëm tek Eintrachti, pas një përiudhe të errët në Madrid.

Shtuar më 17/01/2021, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori