Vetëm barazim i United (VIDEO)
Barazim pa gola në ndeshjen Manchester United - PSV-së ndërsa në ndeshjen tjetër Wolfsburg ka fituar me rezultat 2-0 ndaj CSKA Moskës, duke siguruar vendin e para para xhiros së fundit në Grupin B.

United përkundër dominimit dhe rasteve nuk arriti të shënoj. Nga ana tjetër edhe PSV kishte raste por nuk realizoi.

Dy gola të Schurrles i dhanë Wolfsburgut fitoren në pjesën e dytë ndaj CSKA Moskës, për të siguruar edhe vendin e parë.

Situata në Grupin B është e komplikuar. Wolfsburg ka vendin e parë me 9 pikë, teksa United ka 8 pikë në vendin e dytë, teksa PSV ka 7 pikë në vendin e tretë.

United i shkon Wolfsburgut në VolksWagen Arena në xhiron e fundit, ku vetëm fitorja e kualifikon, pasi PSV e ka më leht ku në shtëpi ndaj CSKA-së së eliminuar me një fitore do të mund të befasojë konkurrentët që janë mbi të.
Shtuar më 25/11/2015, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori