Vetëm në grup e ndalim Ronaldon
Kapiteni i Bayern Mynih, Philippe Lahm, mendon se është përgjegjësi kolektive dhe diçka e nevojshme mënyra si mbrojtja bavareze do të ndalë sulmuesin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldon nesër në gjysëmfinalen e parë të Champions League.

Gjithashtu, ai vlerësoi hollandezin Arjen Robben, pavarësisht kritikave karshi tij kohët e fundit. Në një konferencë shtypi, një ditë para gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit, mbrojtësi i bavarezëve theksoi rëndësinë për t’u mbrojtur si ekip kundër “Los Blancos”, por pranoi se sulmuesi portugez do të ketë shanset e tij.

“Cristiano Ronaldo? Ne kemi për t’u mbrojtur kundër tij si ekip i tërë, – tha ai për “Sport”. Megjithatë, e pranoj: lojtarë si Ronaldo, falë aftësive individuale, nuk mund t’i neutralizosh në masën 100 %", u shpreh Lahm.


Shtuar më 16/04/2012, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori