Vetëm një ndeshje në gjithë sezonin, Gatusso i jep shansin qendërmbrojtësit
20 shtator 2018... Ndeshja e parë dhe e vetme zyrtare me fanellën e Milanit. Mattia Caldara u transferua nga Juventusi te Milani në operacionin që ktheu Bonuçin bardhezi (kosto: 40 mln euro, aq sa u vlerësua Bonucci). Por, përveç 90 minutash ndaj Dudelange në "San Siro", grupet e Europa League, nuk e ka parë më fushën e blertë.

Shkak dëmtimet e shumta që e kanë penalizuar. Tani, sipas "Sky Sport", ka ardhur monenti i madh. Gennaro Gattuso, ndaj Lazios në Kupë, ka ndër mend një ndryshim radikal në formacion: skema do të kalojë nga 4-3-3 në 3-4-3. Kështu, mbrojtja do të formohet nga Musacchio, Caldara dhe Romagnoli.

Ndërkohë, mesfusha duhet të jetë me Calabria, Kessie, Bakayoko dhe Laxalt. Jashtë Paqueta sërish. Në sulm, tredhëmbëshi Suso, Piatek dhe Castielljo. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori