Vetëm sheikët mund ta shikojnë ndeshjen PSG - Real, biletat kalojnë mijëra euro
Pëlqej
Në më shumë se tre muaj që të luhet ndeshja në Parc Des Princes ndërmjet PSG-së dhe Real Madridit, klubi Francez ka njoftuar se ka shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje që luhet në muajin mars.

Por, klubi i PSG-së gjithashtu i ka njoftuar tifozët e tyre që mund ta blejnë ndonjë biletë në webfaqen Ticketplace, pasi aty rishiten biletat për cmime më të mëdha.

Në këtë faqe tashmë po ndodhen bileta për këtë ndeshje dhe cmimi i tyre ka filluar të jetë drithërues për tifozët pasi po shkon nga 315 euro deri në 14 mijë euro (14.695 euro), që është një shumë jashtëzakonisht e madhe për një ndeshje futbollit.

Para kësaj, dy klubet do të përballen më 14 shkurt në Bernabeu dhe klubi Madrilen ende nuk ka dalë me ndonjë komunikim për biletat e ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2017, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori