Veteranët e Gjermanisë mposhtin 6-1 Kosovën
Pëlqej
Një ndeshje për historinë. Në Prishtinë është zhvilluar sfida mes veteranëve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë ku pavarësisht moshës, miqtë kanë treguar klasin e tyre duke arritur një fitore tenistike me rezultatin 6-1. Takimi që u transmetua edhe në paketën Supersport, solli në fushën e blertë shumë kujtime, ku golin e vetëm për skuadrën e Kosovës e realizoi Eroll Saliu në minutën e 40-të nga pika ë bardhë e 11-metërshit.

Në praninë e një numri të vogël shikuesish, ish legjendat e Gjermanisë treguan se zotërojnë ende klasin e dikurshëm, duke e imponuar lojën e tyre gjatë gjithë 90 minutave në gjysmëfushën kosovare. Nën drejtimin e emrit të njohur të stolit, Klaus Toppmöller, gjermanët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 5 me Sippel, ndërsa më pas realizuan edhe Von Hesen, autogolin e Seferit, dy rrjetat e Reich dhe golin e Albertz.

Në prononcimin e tij për mediat, trajneri i Gjermanisë shprehu gadishmërinë për të ndihmuar futbollin kosovar, duke theksuar se kombëtarja e Kosovës duhet të luajë ndeshje ndërkombëtare sa më parë pasi një gjë e tillë i është lejuar edhe Gjibraltarit. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori