"Vetëvritet" Girona, Barcelona merr 3 pikë dhe ruan diferencën me Realin (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona është thjesht e pandalshme në marshimin e saj në kampionatin spanjoll.

Girona ishte viktima e gjashtë radhazi në La Liga, të cilën katalanasit e kryesojnë me pikë të plota. Një gol realizuan blaugranat në këtë transfertë, ndërsa dy hera të tjera, futbollistët e Gironas shënuan në portën e tyre.

minutën e 17-të Aday në tentativë për të spastruar zonën e devijoi topin drejt portës, me Iraizoz që mbeti i palëvizur. I pafat portieri i Gironës në fillim të pjesës së dytë, kur topi pasi iu përplas në këmbë, mori drejtimin drejt rrjetës. Barcelona e dominua lojën edhe në minutat në vazhdim, duke shënuar edhe të tretin me Suarez në minutën e 70-të. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori