Sebastian Vettel i shikon të gjithë kundërshtarët nga lart, pasi që ka 83 pikë avantazh nga i dyti, shoku i tij i skuadrës nga Red Bull, Mark Webber, në renditjen botërore të pilotëve.
Ai nuk dëshiron t'i nënvlerësojë kundërshtarët, por dëshiron t'i fitojë dy
garat e ardhshme për ta siguruar më pas edhe matematikisht titullin e kampionit të botës, të dytin në karrierë.
"Duhet absolutisht që t'u kthehemi fitoreve, edhe pse në Hungari kishim mundësi të fitonim. Duhet t'i fitojmë
garat e ardhshme dhe ta sjellim në shtëpi botërorin".
"Deri në fund nevojiten edhe pak pikë. Nëse fitojmë në Monza e Belgjikë, mund të shpallemi kampionë", tha lideri i botërorit në F1. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2011,
ora 21:52