Vettel ne Pole Position
Albeu.com
Sebestian Vettel eshte fituesi i pole position ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Japonise.Piloti i skuadres Red Bull ka dominuar keto prova ne te gjitha minisesionet ne duel me Jarno Trulin dhe Ljuis Hamilton. Italiani i Toyotes ne perfundim eshte renditur ne vendin e trete, nderkohe qe shoku i tij i skuadres pesoi nje aksident te rende dhe u transportua me autoambulance per ne spital.

Glok ishte vetem njeri nga pilotet qe shkaktuan aksidente ne keto prova, ashtu si ai, Alegersuari dhe Buemi shkaktuan gjithashtu aksidente duke kontribuar ne nderprerjen e provave ne disa momente.

Per shkak te ketyre nderprerjeve kane humbur disa protagonist si lideri i boterorit Xhenson Baton qe do te startoje nga vend ii shtate dhe kane perfituar disa pilot te tjere si Adrian Sutil qe e starton garen e neserme nga vendi i katert apo Rubens Barrikelo nga vend i peste. Vetem ne vendin e tete gjendet finlandezi i Ferrarit Kimi Raikonen.
Shtuar më 03/10/2009, ora 22:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori