Vettel tregon çfarë ndodhi në aksidentin me Hamilton (VIDEO)


Sipas Sebastian Vettel, nuk ishte presioni që ushtroi Lewis Hamilton tek ai që solli gabimin në garën e Bahrein, kur makina Ferrari bëri një rregullim 360 gradë në pistë. Pas këtij gabimi,

Vettel humbi vendin e dytë. "Nuk besoj se incidenti ka lidhje me presionin që ushtronte Hamilton. U befasova kur humba pjesën e pasme të makinës dhe në ato momente ishte vonë që të evitoja rrotullimin. Ishte një gabim i zakonshëm gare dhe jo si pasojë e presionit", tha Vettel.

Piloti gjerman i "kokëkuqes" sqaron se ky gabim ka lidhje me një dëmtim që pati makinapjesën e përparme, çka e detyroi të hyjë sërish në bokse dhe ta mbyllte garën i pesti. "Nuk mendoja se situata ishte kaq e rëndë, por mendoj se goma e pasme, në krahun e djathtë, u degradua shumë shpejt. Pirelli është ende duke kërkuar se ku ka përfunduar një pjesë e gomës. Për këtë arsye, makina kishte shumë vibrime gjatë kohës që e pilotoja dhe kjo solli atë incident", tha Vettel. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori