Vettel triumfon në Silverstone, Hamilton dhe Raikkone kompletojnë podiumin
Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel triumfoi në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe duke fituar akoma edhe më shumë terren ndaj anglezit të Mercedes në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

I nisur nga vendi i dytë Vettel bëri një punë të shkëlqyer në xhirot e fundit duke parakaluar Valteri Bottas për të marë kryesimin e garës.

Finlandezi i Mercedes e mbylli garën i 4-ti sepse u parakalua edhe nga shoku i skuadrës Hamilton (ndoshta me urdhër të Totto Wolf, shefit të Mercedes) por edhe nga Raikkonen që me gomat e reja të buta ishte shumë më i shpejtë se bashkëkombasi i tij me Kimin që u ngjit në podium.

Nisi në mënyrë spektakolare gara e Silverstone me Raikkonen që goditi Hamilton dhe u ndëshkua me një penallti prej 10 sekondash. Megjithatë më e bukura e garës ishte ruajtur për në fund ku fillimisht prej përplasjes së Ericcson dhe më pas prej aksidentit të frikshme mes Grosjean e Sainz hyri në pistë në dy raste makina e sigurisë Safety Car, raporton SS.

Dy makinat Ferrari përfituan duke hyrë në pit stop për të vendosur gomat e buta ndërkohë që drejtuesit e Mercedes gabuan në strategji duke mbajtur në pistë Bottas dhe Hamilton me gomat e mesme.

Me gomat e reja Vettel dhe Raikkonen ishin dukshëm më të shpejtë me gjermanin që i mori vendin e parë Bottas që kryesonte deri në ato momente dhe ferraristin tjetër që u ngjit në vendin e tretë.

Një garë fantastike zhvilloi edhe Lewis Hamilton të gjithën në malore me kampionin në fuqi të botës që pas goditjes që mori nga Raikkonen në kthesat e para përfundoi i fundit për t’iu gëzuar në fund vendit të dytë në garën e shtëpisë që e mban vetëm 8 pikë larg nga Vettel që kryeson klasifikimin e përgjithshëm. Gara për titull është më e nxehtë se kurrë dhe parashikohet spektakolare deri në fund. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori