Victor Valdes në tetor te Liverpool
Pëlqej
Victor Valdes është pranë nënshkrimit me skuadrën e Liverpool. Portieri spanjoll i mbetur pa kontratë në përfundim të sezonit të kaluar ishte shumë pranë nënshkrimit me Monacon gjatë merkatos së verës, por klubi francez u tërhoq për shkak të kohës se gjatë që nevijotej për riaftësimin e tij të plotë.

Nga ana tjetër trajneri i "The Reds" Brendan Rodgers i ka dhënë "Ok"-in për të firmosur me 32-vjeçarin, me zyrtarizimin e marrëveshjes që pritet të ndodhë brenda muajit tetor, pasi të kalojë me sukses testet fizike.

Viktor Valdes është rritur në akademinë e Barcelonës, "La Masia", ndërsa më ekipin e parë ka debutuar në vitin 2002.

Në fillim të sezonit të shkuar Valdes deklaroi se nuk do të rinovonte me katalanasit, por në momentin kur pritej të mësohej destinacioni i tij i ri, dëmtoi rëndë ligamentet e gjurit, që e detyruan të humbiste edhe Kupën e Botës me Spanjën. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori