Vidal bisedime me Juventusin? Kiliani sqaron gjithçka
Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka squaruar raportimet se ka pasur kontakte mes tij dhe klubit të Juventusit.

Arturo Vidal është transferuar në verën e këtij viti të Inter Milan dhe është cilësuar si një prej transferimeve më të nevojshme nga Antoine Conte.

Italiani njihet për taktikat e tij të lojës që përfshijnë një formacion 3-5-2 dhe pozita e kilianit ka ndikuar që të ketë më shumë rotacione në ekip.

Tani së fundmi, nga mediat italiane është raportuar se ka pasur bisedime mes lojtarit dhe Juventusit, mirëpo një gjë të tillë e shpjegon Vidal.

"Unë kam kaluar katër vite të mrekullueshme atje, mirëpo nuk kam pasur kontakt me Juven", u shpreh 33 vjeçari.

Tutje, kiliani shpjegon se eleminimi nga Liga e Kampionëve i lëndoi gjithë lojtarët e klubit dhe tani po mendojnë fitimin e skudetos.

Inter për momentin gjenden në pozitën e dytë në ligë, ku janë shumë afër Milanos, me vetëm një pikë dallim./
Shtuar më 26/12/2020, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori