Vidal dhe Bonucci, sherr në një disko të Torinos
Në mbrëmjen e së dielës, në lokalin e natës “Tabata”, mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, së bashku me shokun e skuadrës Leonardo Bonucci janë përfshirë në një sherr. Vidal kishte vendosur ta kalonte mbrëmjen në diskotekë, për t’u çlodhur me miqtë dhe familjen e tij. Në të njëjtin lokal, por me një shoqëri tjetër, ishte edhe Bonucci.

Mbrëmja po vazhdonte e qetë, derisa dikush për shaka ka hedhur në drejtim të juventinëve, në momentin që po takoheshin, copa akulli. Kaq ka mjaftuar për të nisur grindja, të cilën e shuan truprojat e diskotekës. Për fat të mirë, gjithçka u mbyll aty, pa prodhuar pasoja serioze për asnjë prej futbollistëve bardhezi. Kjo disko frekuentohet nga njerëz jo shumë të qetë.

Madje, truprojat e lokalit tregojnë për “Tuttosport” se Vidal ka debatuar me një preson të dyshimtë, i cili njihet mirë nga forcat e rendit për aktivitetet e tij të shumta të jashtëligjshme. Pra, me pak fjalë, për Vidal dhe Bonucci gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq. Por ndërhyrja e menjëhershme e truprojave të lokalit u ka dhënë mundësinë dy futbollistëve të Juventusit të largohen nga aty pa pësuar dëme.

Klubi i bardhezinjve, nga ana e vet, ka theksuar se të dy futbollistët e “Zonjës” nuk janë përfshirë në këtë sherr. Version ky, i cili është mohuar nga personat e pranishëm në lokal, të cilët kanë parë nga afër debatin ndërmjet dy futbollistëve bardhezi dhe personit tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2012, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori