Vidal: Do të isha i lumtur nëse Pirlo më fton te Juve
Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka konfirmuar se do të ishte i lumtur të luante nën urdhrat e Andrea Pirlos te Juventus, ndërsa ka thënë se Antonio Conte i Interit është më i miri taktikisht.

Në një bashkëbisedim me "YouTuberi", Daniel Habif, për hapin e radhës në karrierën e tij, ai është pyetur për mundësinë që të luajë nën drejtimin e ish-bashkëlojtarit të tij.

“Është spektakolare që ai është bërë trajner i Juventusit. Nëse ka qenë i mrekullueshëm si lojtar, imagjinojeni si trajner. Ai ka vizion të qartë për këtë sport që pakkush e ka pasur në histori të futbollit, prandaj mendoj se pritet të ketë sukses”.

“Pirlo është edhe një person i mrekullueshëm, prandaj thjesht mund të imagjinoj se do të jetë trajner i shkëlqyeshëm. Luajtëm katër vite bashkë dhe e fituam katër herë Scudetton, prandaj nëse ai më fton, do të isha i lumtur”, ka deklaruar kiliani.

Tre nga titujt e përmendur, ata i kishin fituar nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte, i cili aktualisht është trajneri Interit dhe po ashtu i kërkon shërbimet e Vidal.

Conte është si një makinë, taktikisht ai është më i miri. Sa i përket të ardhmes time, kam i qetë, do të shohim çfarë do të ndodhë. Jam shumë i dhënë pas Barcelonës, por do të shohim”, ka shtuar mesfushori.
Shtuar më 30/08/2020, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori