Vidal drejt United? Agjenti është në Manchester
Pëlqej
Pista Vidal bëhet gjithmonë dhe më e nxehtë dhe mban në ankth tifozët e Juventus. Sipas shtypit anglez agjenti i Arturo Vidal Fernando Felicevich, ka fluturuar drejt Manchesterit për të mbyllur akordin me United. "Djajtë e Kuq" janë gati të bëjnë një ofertë prej 50 milionë eurosh për Juventusin dhe të dyfishojnë pagën vjetore të mesfushorit.

Sipas "El Mercurio", Felicevich do të takohet të hënën me drejtuesit e kampionëve të Italisë për të lënë të lirë Vidalin. Ndërsa "La Tercera" shkruan se, Manchester United do ti japë kilianit fanellën me numër 7. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori