Arturo
Vidal vazhdon të jetë një çëshje e nxehtë te Juventusi. I grumbulluar me kombëtaren e
Kilit, mesfushori 27-vjeçar vazhdon të shfaqë
probleme fizike, që po e turbullojnë ambientin
bardhezi. Pas fitores 3-0 të
Kilit ndaj Perusë, trajneri Jorge Sampaoli deklaroi se
Vidal ka
probleme në gju, një situatë kjo e përsitur sa hërë që futbollisti grumbullohet me përfaqësuesen e tij.
Në fakt gjendja
fizike e
Vidal ka qenë objekt polemikash të ndryshme mes stafit të Juventusit dhe atij të
Kilit, që nisën me vendimin e stafit teknik
bardhezi për të kryer një ndëryrje kirurgjikale në gju vetëm në fund të sezonit, që u pasua me këmbënguljen e kilianëve për të përshpejtuar fazën e riaftësimit për shkak të Botërorit Brazil 2014.
Nëse
Vidal kthehet sërish me dëmtime serioze nga kombëtarja, rritja e tensionit në klubin
bardhezi do të ishte e pashmangshme. Real Madrid, Manchester United dhe Borussia Dortmund po monitorojnë me kujdes situatën, pasi dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e futbollistit, që gjatë merkatos së verës është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga "Juventus Stadium".
Në kushtet e krijuara edhe drejtuesit
bardhezi nuk do të rezistonin më shumë, duke parë edhe rendimentin në rënie të kilianit. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2014,
ora 13:21