Vidal firmos për United...në fanellë
Pëlqej
Arturo Vidal "ka firmosur" për Manchester United, por për momentin vetëm në një fanelë të tyren, të një tifozi në Sidnei, por kjo ka mjaftuar për të turbulluar ujrat përreth tij.

Mesfushori i Juventusit nuk është parë ende në fushë, por agjenti i tij është në Londër, duke punuar për një transferim të mundshëm në Angli.

Manchester United, pavarësisht dyshimeve të Van Gaal, është gati të ofrojë një kontratë 5-vjeçare prej 8 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, problemi është te kërkesa e Juventusit, jo më pak se 50 mln euro.

Strategjia e "Djajve të Kuq" është e qartë, të ulë pretendimet e klubit bardhezi për kilianin, i cili vazhdon të ndiejë një problem në gju. Gjithsesi, tekniku holandez e di mjaft mirë se sa deçiziv mund të jetë lojtari në fushë, qoftë dhe nga aspekti fizik, duke ditur vështirësitë e kampionatit anglez.

Në tratativën 50 milionëshe për Vidal mund të përfshihet edhe lojtari Chicharito Hernandez. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori