Vidal flet si lojtar i Interit, ky është objektivi te klubi "zikaltër"
Arturo Vidal ka publikuar mesazhin e parë pas transferimitInter.

Arturo Vidal ka publikuar mesazhin e tij të parë si futbollist i Interit.

Mesfushori kilian sot është zyrtarizuar si përforcim i ri i "Nerazzurrëve" pas kompletimit të transferimit nga Barcelona.

"Sot fillon një epokë e re në karrierën time. Faleminderit Inter për besimin në mua, bashkëlojtarët e mi dhe gjithë klubin për mikpritjen e bukur", shkroi Vidal.

"Shpresoj se mund të fitojmë shumë gjëra së bashku. Forza Inter", u shpreh ylli kilian.

Vidal ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Interin me opsion për vazhdimin për një vit tjetër.
Shtuar më 22/09/2020, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori