Vidal i jep lamtumirën Barcelonës
Aleix Vidal pritet t’i japë lamtumirën Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. I transferuar te blaugranat në 2015 nga Sevilla për 18 milionë Euro, 27-vjeçari nuk ka arritur të gjejë një vend titullari në fromacionin e Luis Enriques dhe për këtë arsye ka vendosur të provojë një aventurë të re.

Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi mund të transferohet në Premierligë. Sëansea City ka shfaqur interesim për 27 vjeçarin, i cili i ka ditët e numëruara te Barcelona.

Vidal ka bërë pesë paraqitje për Barcelonën këtë edicion, teksa numëron vetëm 19 të tilla që nga viti 2015 kur u transferua nga Sevilla, kjo tregon se ai do të largohet. /Albeu.com/
Shtuar më 24/12/2016, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori