Vidal: I kënaqur, por edhe shumë i lodhur
Pëlqej
Arturo Vidal e ka festuar siç duhet debutimin e tij si titullar me Juventusin në këtë sezon, duke shënuar një dopietë në sfidën e djeshme kundër Cesenas. Mesfushori kilian u shfaq shumë i lumtur para mediave, por nuk harroi të thoshte se ndjehet edhe i lodhur.

"Më në fund dëmtimin e kam lënë pas, ndonëse e pranoj se forma fizike më e mirë më mungon ende, pasi ndihem shumë i lodhur. Gjithsesi, më e rëndësishmja është që shënova, fituam dhe që skuadra po mban një ritëm fantastik. Prezenca në fushë më mungonte, doja të luaja që kundër Milanit, por sivjet kjo skuadër ka aq shumë potencial sa mund të bëjë edhe pa mua për disa ndeshje", u shpreh 28-vjeçari. /albeu.com/



Shtuar më 25/09/2014, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori