Vidal "i shkel syrin" Realit
Ata që mendojnë se Arturo Vidal mund të qëndrojë përgjithmonë në Torino mund të zhgënjehen shumë shpejt. Futbollisti simbol i tifozerisë bardhezi së bashku me Andrea Pirlon mund të ndjekë një ditë të njëjtën rrugë me atë të Zinedine Zidane.

Ka qenë e përditshmja torineze “Tuttosport”, e cila ka publikuar në faqet e saj një interviste të mesfushorit kilian, ku ky i fundit përveçse i shpreh dashurinë e tij klubit të "Zonjës së Vjetër", i shkel syrin edhe atij të Real Madrid.

"Ndihem mjaft i lumtur, sepse tani jam kampion i Italisë. Kampionati italian është tepër i vështirë, por ne ia dolëm mbanë. Tani për tani dua vetëm të fitoj Kupën e Italisë me Juventusin dhe më pas do mendoj për Realin. Sigurisht, në një të ardhme ëndrra ime është të luaj me skuadrën madrilene. Në Torino kam treguar se jam një futbollist i madh dhe që mund të luaj shumë mirë në klube të rëndësishme. Unë kam fituar tre tituj në Kili me Kolo Kolon, por të shpallesh kampion i Italisë me Juventusin qenka tjetër gjë", u shpreh Arturo Vidal.

Pra, me pak fjalë, e ardhmja e Arturo Vidalit është te Juventusi, por duke parë ofertën e madrilenëve prej 25 milionë eurosh për të, gjithçka mund të ndodhë. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori