Vidal ia çon djalit topin e tripletës (FOTO LAJM)

Tripleta e parë në karrierë, një tjetër fëmijë në pritje dhe lapsin gati për të firmosur rinovimin e kontratës me Juventusin. Një moment magjik për Arturo Vidal, që mposht i vetëm Copenhagen dhe udhëheq bardhezinjtë drejt kualifikimit në 1/8 e finaleve të Champions League. Nga një qendër mbrojtës në transfertën me Livornon në një bomber dhe kjo në harkun e pak ditëve.

"Më mbetet vetëm të luaj në portë. Nëse Conte ma kërkon atëhere mund ta diskutojmë", është shprehur mesfushori bardhezi.

Mbrëmja e javës së pestë të Champions League ishte e tëra e tij, tre gola dhe topi i marë në shtëpi për djalin e tij Alonso, që shumë shpejt do të bëhet me një motër.

Vidal vlen shumë për këtë Juventus, pasi i detyruar të luajë në mbrojtje ndaj Livornos, kthehet në një bomber pak ditë më vonë. Madje një super bomber, por të kujtojmë që Juventini i fundit i cili ka realizuar tre golaChampions, ka qënë Inzaghi në vitin 2000.

Kileni ka realizuar 10 gola këtë sezon, duke e cuar në 32 numrin e tyre në 99 ndeshje me Zonjën e Vjetër.

Në fund të ndeshjes "Mbreti Artur" ka një tjetër arsye për të festuar, nuk është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do të jetë në sfidën decizive ndaj Galatasaray-t në Stamboll.

Në këto momente mesfushori pret vetëm një telefonatë për të rinovuar kontratën. Me shumë mundësi gjithçka mund të zyrtarizohet brenda javës së ardhshme, me zgjatjen e kontratës deri në 2018 dhe rritjen e pagës në 5.5 milionë euro në sezon, ku përfshihen edhe bonuset.

Vidal është për momentin arma plus e Juventusit të Contes. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori