Arturo
Vidal mund të ribashkohet
sërish me Antonio
Conten. Në Angli janë të bindur se kjo "martesë" mund të ndodh
sërish në
Londër.
Ylli i Bajern Mynih, i ka dhënë “like” në Instagram,
lajmit të publikuar nga një faqe e tifozëve të Chelsea-t ku shfaqet mesfushori kilian me Antonio
Conten duke festuar një gol me fanellën e Juventusit.
Lajmi në fjalë bën fjalë pikërisht për tratativat mes Bajernit dhe Çelsit mbi mundësinë e transferimit të
Vidal në
Londër.
Pëlqimi i
lajmit nga ana e kilianit ka bërë xhiron e botës, teksa tashmë shihet si një transferim që mund të realizohet shumë shpejtë.
Shtuar më 02/01/2017,
ora 14:55